×
  • Sport
  • Insajderi

    Camila Cabello hapi Ligën e Kampionëve 2022 me performancë madhështore

    Insajderi
    28 May 2022 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte (e shtunë) po mbahet nata finale e Ligës së Kampionëve.

    Ekipi spanjoll i Real Madridit dhe ai anglezi i Liverpoolit janë në garë për të fituar kupën e edicionit të sivjetmë të këtij kompeticioni të futbollit.

    Nata finale e cila po zhvillohet në Stadiumin “Stade de France”, është hapur me një performancë spektakolare nga artistja latino-amerikane Camila Cabello.

    Ajo u shfaq në mes të skenës e rrethuar nga balerinë të shumtë, për të interpretuar disa nga hitet e saj më në zë të viteve të fundit.

    “Senorita”, “Havana” dhe “Bam bam” ishin disa nga hitet që nuk munguan në cermeoninë hapëse.

    Camila e cila ka prekur majat e suksesit botëror me arritjet e saj në muzikë, u duk e emocionuar teksa realizoi atë që njihet si një prej “performancave më të rëndësishme në karrierën e saj

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark