Dy legjionarët shqiptar do të paraqiten në ndeshjen e kësaj fundjave që Nantesi e zhvillon ndaj skuadrës së madhe franceze, Lyon, njofton L’Equipe.
Mungesa e mbrojtësit Koffi Djidi do t’i jap mundësi Canës të paraqitet nga fillimi, ndërsa lëndimi i mesfushorit brazilian Adryan po ashtu e kthen Lenjanin në formacionin bazë këtë javë.
Lenjani nuk ka zhvilluar ndeshje me skuadrën franceze prej 4 javësh, kur për herë të fundit u paraqit ndaj Lorientit.
Ndeshja Lyon-Nantes zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:00. /Insajderi.com