Goli i dytë i pësuar ndaj Austrisë, kur mbrojtësi ia lë topin sulmuesit austriak, Harnik, i cili nuk gabon duke dyfishuar rezultatin, kishte vetëm një fajtor, futbollistin e Kolnit Mërgim Mavrajn.
Por vetë Mavraj tregon se ai gol ishte rrjedhojë e një keqkuptimi në komunikim në mes të atij dhe Canës, pasi ishte Cana që e “detyroi” atë të gabonte në minutën e 14’-të të takimit.
“Në momentin e golit të dytë, unë e zotërova situatën. Por, Loriku më tha: ‘Je vetëm. Lëre topin’ dhe unë ashtu veprova, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër”, deklaron mbrojtësi i Kolnit për gazetën shqiptare Panorama-Sport, raporton Insajderi.
Por, 29-vjeçari u shpreh i kënaqur me paraqitjën e kuqezinjve në pjesën e dytë, duke e cilësuar atë si “paraqitje positive”.
“Pjesa e dytë ishte shumë, shumë e mirë nga ana jonë, pavarësisht se nuk barazuam dot”, është shprehur futbollisti i Kombëtares shqiptare pas ndeshjës.
Shqipëria të martën zhvillon miqësoren e dytë të muajit mars ndaj Luksemburgut. /Insajderi.com