×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme / Kosovë

    Capital T rikthen një nga hitet e mëdha shqiptare

    Insajderi
    21 January 2022 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Capital T është një ndër artistët më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptar.

    Së fundmi ai i ka surprizuar të gjithë fansat e tij me një projekt tepër të veçantë.

    Njëra nga këngët e albumit më të ri të reperit do të jetë ‘remake’ i një prej hiteve të muzikës shqiptare.

    Capital T ka risjellë këngën “Përjetësisht” të grupit Ritmi i Rrugës.

    Artisti ka publikuar dhe një sekuencë të shkurtër nga videoklipi i këtij projekti muzikor duke paralajmëruar se e plota do të bëhet publike më 22 Janar.

    Krahas këtij postimi, reperi ka shkruar dhe një pjesë të tekstit të këngës duke thënë se kënga është për këdo që ka humbur dikë.

    “Nuk ka natë pa agim. Asnjë dimër pa një pranverë dhe përtej horizontit të errët zemrat tona do të këndojnë edhe një here. Për ata që na lënë për një kohë vetëm janë larguar nga një botë e lodhur dhe e shqetësuar në një ditë më të ndritshme. Dedikuar të gjithë juve që keni humbur dikë që ka patur shumë rëndësi, nga dikush që po ashtu ka humbur dikë”, shkruan Capital T.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark