×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Carlo Ancelotti zbulon formacionin për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit

    Insajderi
    15 May 2022 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak janë duke e shijuar futbollin aq shumë sa Carlo Ancelotti këtë sezon. Trajneri italian ka siguruar titullin e tij të parë në La Liga dhe ka udhëhequr Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

    Të enjten në mbrëmje ai shijoi skuadrën e tij duke mposhtur Levanten me rezultat të thellë 6-0 në një paraqitje të shkëlqyer.

    Ishte një paraqitje e denjë për një skuadër që festonte titullin, por nuk ka iluzione se fokusi është kthyer te Liga e Kampionëve në Valdebebas.

    Ancelotti është pyetur se si do të vendoset Real Madridi për finalen kundër Liverpool dhe italiani nuk ka hezituar të përgjigjet.

    “4-3-3. Ndonjëherë mund të përfundoj si 4-4-2. Nuk mendoj se ka një sistem të përcaktuar, ndonjëherë për të shtypur qendrën, siç bëmë kundër Cityt, kur kalonim nga 4-3-3 në 4-4-1-1”.

    “Ideja nuk ndryshon shumë, thjesht mënyra e mbrojtjes së kundërshtarit pak”, ka thënë Ancelotti për Diario AS.

    Është ndoshta e pazakontë që një trajner të jetë kaq i sinqertë, por duke pasur parasysh atë që është shfaqur nga Real Madrid gjatë gjithë sezonit, çdo gjë tjetër do të kishte qenë një tronditje e madhe.

    Pyetja kryesore është nëse Federico Valverde do të startojë në krahun e djathtë të atij formacioni apo Rodrygo Goes.

    Braziliani ka qenë një pjesë kyçe e ecurisë së Ligës së Kampionëve, duke shënuar gola të rëndësishëm, edhe pse kryesisht nga bankina. Uruguaiani nuk është një lojtar i natyrshëm anësor, por balancon repartet dhe është një vrapues i fuqishëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark