×
  • Sport
  • Sport

    Çaste dramatike të pa kapura nga kamera! Ja si e morën vesh lojtarët e Bayern Munich-ut që u shpallën kampionë…

    Insajderi
    28 May 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skuadra nga Mynihu mposhti Këlnin në javën e fundit me rezultatin 2-1 dhe pasi përfitoi nga barazimi 2-2 i Borussias me Mainz në shtëpi, u shpall kampion i Gjermanisë.

    Dy rivalët e mëdhenj e përfunduan kampionatin me një numër identik pikësh 71, por trofeu i shkoi klubit bavarez me më shumë trofe për shkak të golaverazhit më të mirë.

    Se sa dramatike ishin çastet e fundit, në raundin e fundit, tregohet më së miri nga skenat e regjistruara, pasi gjyqtari sinjalizoi përfundimin e ndeshjes mes Këlnit dhe Bayernit.

    Bavarezët u mblodhën rreth Thomas Müllerit, i cili mbante telefonin për të ndjekur së bashku ngjarjet nga fundi i ndeshjes në Dortmund.

    Borussia arriti të barazojë në 2-2 në minutën e 95-të, por iu desh fitorja për titullin. Kur e kuptuan se ndeshja në Dortmund kishte përfunduar, dhe se ata kishin fituar titullin e kampionit, lojtarët e Bayernit vrapuan drejt tifozëve të tyre në eufori për të festuar suksesin pas dramës së madhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark