×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ceferin: Euro 2032 në Itali? Ata nuk kanë stadium as për finalen e Champions

    Insajderi
    25 June 2022 - 16:19

    Itali cilësohet si një ndër vendët kandidate për organizimin e Euro 2032, kompeticion ku garojnë edhe Turqia dhe Rusia, teksa vendimi final do të merret në shtatorin e vitit të ardhshëm.

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një prononcim për GDS ka folur rreth situatës problematike që ekziston në stadiumet italiane, shumica e të cilëve janë rinovuar për herë të fundit në vitin 1990.

    “Italia nuk ka një stadium që mund të presë finalen e Champions League, është e pabesueshme! Turqia është një rival i fortë. Kam biseduar shumë me Gravinën (presidenti i FIGC).

    Besoj se edhe qeveria e bashkitë e kanë kuptuar rëndësinë e organizimit të një Europiani, por stadiumet kanë nevojë për garanci të forta”, deklaroi kreu i qeverisë europiane të futbollit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark