“Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në aspektin e zhvillimi të futbollit. Tani të rinjtë e këtij vendi mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të madhërishëm”, ka thënë Aleksander Ceferin në prag të finales së Conference League, e cila do të luhet në “Air Albania” mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 mes Romës dhe Feyenoord.
Kjo padiskutim është një vlerësim për Shqipërisë, pasi futbolli ka pësuar rritje në vitet e fundit dhe hapi i parë drejt arritjeve të tjera është pikërisht finalja e një kompeticioni evropian, Conference League ku në vitin debutues të saj iu besua Shqipërisë.
Postimi i UEFA-s u shoqërua gjithashtu edhe me një fotografi të stadiumit “Air Albania”.