15:32 - 16 Maj 2022

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë, të hënën, është marrë vendim lidhur me negocimin e Marrëveshjes sa bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave Shtetërore dhe Autoritetit të Arkivave të Izraelit në fushën e Arkivave.

Po ashtu, njoftoi se të shtunën do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëprodhimit të filmave me Francën.

“Këtë të shtunë do të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Francën. Ne do të jemi atje për në nënshkruar edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme që hap mundësi ë reja për filmbërësit e Kosovës. Unë besoj që është moment i rëndësishëm i fuqizimit të bashkëpunimit bilateral mes shteteve”, tha Çeku në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.