×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Celine Dion diagnostikohet me sëmundje të rrallë, anulon shumë koncerte

    Insajderi
    08 December 2022 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Celine Dion bëri të ditur të enjten në mëngjes se ajo është diagnostikuar me Sindromën e Personit të ngurtë, një sëmundje neurologjike e rrallë dhe e pashërueshme që mund të shkaktojë spazma muskulore dobësuese.

    Në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram në anglisht dhe frëngjisht, këngëtarja kanadeze e përlotur tha se gjendja e saj do ta detyronte të shtynte dhe anulonte një sërë datash të ardhshme koncertesh, raportoi People.com.

    “Kam një kohë të gjatë që po përballem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”, ka shkruar Dion, 54 vjeç.

    “Më dhemb t’ju them se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt. Jam diagnostikuar me një gjendje shumë të rrallë neurologjike të quajtur Sindroma e Personit të ngurtë, e cila prek rreth një në një milion njerëz”, ka shtuar ajo.

    Sipas “Stiff Person Syndrome Foundation”, ky sindrom prek sistemin nervor qendror, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore.

    “Pacientët mund të jenë me aftësi të kufizuara, të paaftë për të punuar dhe për t’u kujdesur për veten”, ka bërë të ditur fondacioni, duke shtuar se sëmundja neurologjike me tipare autoimune mund të përfshijë simptoma si “hiper-ngurtësi, dhimbje dobësuese, ankth kronik” dhe spazmat e muskujve “aq të dhunshme sa mund të zhvendosin nyjet dhe madje të thyejnë kockat”.

    Dion e cila ka tre djem, René-Charles, 21, dhe binjakët 11-vjeçarë Nelson dhe Eddy me burrin e saj të ndjerë René Angélil vuri në dukje se ajo ka “një ekip të madh mjekësh që punojnë përkrah saj për ta ndihmuar”.

    Për shkak të gjendjes së saj, turneu “Pranvera e Dionit 2023” është riplanifikuar për vitin 2024, ndërsa tetë nga shfaqjet e saj të verës 2023 – të planifikuara më parë nga 31 maji deri më 17 korrik 2023 janë anuluar krejtësisht.

    Por fituesja e pesëfishtë e çmimit “Grammy” ka thënë se nuk po heq dorë nga mundësia për të performuar përsëri.

    “Gjithçka që di është të këndoj. Kjo është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Dhe është ajo që më pëlqen të bëj më shumë”, është shprehur Dion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark