Koha e dasmës për lojtarët, të cilët duhet të përfitojnë nga pushimet verore dhe ndalesa e kampionateve për të organizuar ceremonitë.
Joshua Kimmich u martua me Linën, duke kurorëzuar kështu dashurinë e tyre. Pas fotove të para që qarkulluan në rrjetet sociale, konfirmimi erdhi direkt nga Bild.
Të dy janë çift që nga viti 2013, janë takuar në Leipzig dhe kanë tre fëmijë. Ceremonia u zhvillua në një rreth shumë të ngushtë. Kimmich ka ftuar shokun e skuadrës dhe mikun Serge Gnabry, pasi marrëdhëniet mes të tyre janë shumë miqësore. Asnjë lojtar tjetër nga klubi gjerman nuk ishte i pranishëm.Zgjedhje e çuditshme kjo nga lojtari i Bayern, me vendimin që ka marrë vëmendjen e dsa medieve botërore. Çfarë kishte në mendje Kimmich? Nuk dihet…