×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çfarë do të ndodh pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, Valdete Daka tregon procedurën

    Insajderi
    07 November 2022 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka treguar procedurën që duhet të ndiqet pas dorëheqjeve të dorëzuara në Kuvend nga deputetët e Listës Serbe.

    Daka tha se KQZ duhet t’i zëvendësojë të dorëhequrit me kandidatët më të votuar në radhë nga ky subjekt politik.

    “Ata i nënshtrohen procedurës së zëvendësimit”, tha Daka.

    “Nëse nuk e japin betimin, konsiderohet që s’janë emëruar”, theksoi ish-kryetarja e KQZ-së në Frontal T7.

    Daka tha se deputetët e dorëhequr të Srpskas nuk mund t’i rimarrin mandatet e tyre nëse tani bëhen pishman.

    “Jo. Në momentin kur kanë dhënë dorëheqje, ata e kanë humbur mandatin”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark