Është shumë e rëndësishme që prindërit të mos flasin para një fëmije për përzierje. Është poa shtu e rëndësishme që fëmija të mos qëndrojë i uritur në makinë, andaj duhet dhënë ushqim.
Fëmijët me stomak të ndjeshëm në veturë preferohet të dëgjojnë muzikë ose të shikojnë mjedisin.
Nëse me fëmijën që ka probleme me përzierje dhe të vjella shkoni në rrugë të gjatë, atëherë preferohet të bëni pushime të shpeshta.
Shenjat e para të mundimit
Përzierja te fëmijët zakonisht vërehet nga pamja e zverdhur, rritja e sekretimit të pështymës ose djersitja në rritje.
Në këtë rast, duhet të ndaleni, nxirrni fëmijën nga makina dhe e lejoni atë të marrë ajër të pastër. Dhe për secilin rast, gjithmonë mbani një qese në të cilën ai mund të vjellë