Të lësh duhanin nuk është e thjeshtë, por më e vështirë është t’ia dalësh të mos e rifillosh përsëri. Dhe të përballosh me qetësi problemet që lindin nga ndërprerja e ritualit të duhanit. Probleme të ndryshme. Sidomos pesha: burrat shtojnë mesatarisht, gati 4 kilogramë, ndërsa gratë të paktën 3. Për të mos folur për gjendjen e humorit: irritoheni shpejt, ndiheni të stresuar dhe në ankth, madje mund të keni dhe probleme me ekuilibrin.
Ushqimet e duhura nëse keni lënë duhanin
Lufta kundër varësisë nga duhani është e ashpër dhe nëse po përballeni me një betejë të tillë, ja disa këshilla që lidhen me ushqyerjen dhe produktet e duhura kur ndalon së piri duhan.
Frutat dhe perimet. Duhet t’i konsumoni në çdo orë të ditës. Organizmi i ish-duhanpirësve ka nevoja të veçanta për vitaminë C, por frutat dhe perimet shërbejnë edhe për ekuilibrimin e dietës kundër efekteve të shtimit në peshë që sjell si pasojë lënia e duhanit. Në veçanti ju sugjerojmë portokajt dhe limonat, kivi-t, domatet, brokolin, lulelakrën dhe specat.
Karota, kastaveca dhe finok. Shërbejnë për të pastruar oganizmin. Duhanpirësi është ‘i helmuar’ dhe këto ushqime e ndihmojnë për të krijuar një lloj diete detoksifikuese. Në të njëtën kohë largojnë varësinë nga nikotina.
Boronica dhe shegë. Mund t’i merrni edhe në formë lëngjesh, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Duhani ka efekte jo pozitive përsa i përket mpiksjes së gjakut nëpër arterie dhe këto lloj frutash ndihmojnë për të përmirësuar qarkullimin dhe oksigjenimin e gjakut.
Sallata dhe vakte të ndërmjetme të shëndetshme. Mund t’ju duket e çuditshme, por sallatat dhe lëngjet natyrale të perimeve dhe frutave ndihmojnë ish-duhanpirësin të fitojë kundra fenomeneve si ankthi dhe irritimi të cilat shoqërojnë braktisjen e duhanit.
Çajrat. Preferoni çajin e mëllagës, verbenës, koprës dhe hithrës. Ato kryejnë funksione detoksifikuese dhe në të njëjtën kohë përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore. Së fundi, përpiquni të zëvendësoni kafenë me çaj. Kafeinë tek duhanpirësit, do të thotë të ndezësh dhe një cigare.