×
Show / Fashion

Çfarë është “përgjumja pranverore” që na prek të gjithëve

Insajderi
06 April 2019 - 21:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kalimi nga stina e dimrit në atë të pranverës shkakton luhatje në gjendjen fizike, por edhe atë psikologjike të njerëzve.

Mjekët specialistë japin këshilla për aktivitete fizike dhe ushqimet që duhet të konsumohen në këtë periudhë.

Rritja e temperaturave në Pranverë sjell një gjendje lodhje tek njerëzit, që shoqërohet me përgjumje ose konfuzion. Asgjë për t’u shqetësuar sipas mjekëve specialistë. Bëhet fjalë për reagime normale të organizmit të njeriut, të shkaktuara nga ndryshimi i stinëve.

Ariana Reli, mjeke psikiatre: “Ndryshimet stinore sjellin ndryshime të përshtatjes në organizëm. Pranvera njihet nga populli, ndërrimi i gjakut, çelin pemët dhe i bën njerëzit më apatikë, dobësi e përgjithshme në organizëm, shenjat e ankthit, përgjumje, tendencë për të hequr dorë nga aktivitetet. Në këtë sezon hasen shumë alergjitë”.

Po cilat janë grupmoshat që preken në mënyrë specifike? Duket se gjendja e përgjumjes pranverore ndikon tek një gjini e caktuar.

Ariana Reli, mjeke psikiatre: “Janë të ndjeshme të gjitha grupmoshat, por pengesën e ndjejnë më tepër moshat aktive, vuajnë më tepër femrat në raport 1 me 8, sepse femrat e verbalizojnë më tepër problematikën e tyre”.

Situata është kalimtare dhe njëlloj si stina ku ndodhemi, por ka disa këshilla se si mund ta kapërcejmë më lehtë, më kryesoret mënyra e ushqyerjes e aktiviteti fizik.

Ariana Reli, mjeke psikiatre: “Për ta kaluar sa më thjesht dhe pa shkuar te mjeku për medikamente, mirë është që të përdoret ushqim i shëndetshëm, aktivitet fizik, si dhe jeta sociale e cila do na mbajë larg kësaj gjendjeje që përpiqet të instalohet”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark