×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çfarë është rregulli “Chatham House” në bazë të cilit do të diskutohet sot për Asociacionin?

    Insajderi
    31 January 2023 - 10:08

    Në Ambasadën Amerikane ka nisur takimi i ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave serbe.

    Takimi i cili është paraparë të zgjasë dy orë është organizuar nga Ambasada Amerikane. Në takim janë të ftuar, përfaqësues të shoqërisë civile, presidencës, qeverisë si dhe opozitës.

    Në ftesën e kësaj ambasade thuhet se objektiv është të dëgjohet nga palët e ndryshme për Asociacionin.

    “Me 31 janar, Ambasada e Amerikës do të mbajë një diskutim për çështjen e Asociacionit. Unë ju ftojë ju, ose përfaqësuesin e juaj të na bashkohet në këtë diskutim, të cilin do ta udhëheq unë.Ambasada e SHBA-ve do të bashkojë një grup të ndryshëm drejtuesish të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme. Objektivi ynë është të dëgjojmë drejtpërdrejt nga palët e ndryshme të interesit për Asosacionin Serb në Kosovë, në mbështetje të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

    Po ashtu, Ambasada Amerikane ka theksuar se kjo ngjarje do të ndjekë rregullin e “Chatham House”, shkruan Insajderi.

    “Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të kahershëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës. Ngjarja do të ndjekë rregullin e Chatham House. Diskutimi do të zhvillohet të martën në mëngjes, më 31 janar nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në Ambasadën Amerikane” thuhet në ftesën e tyre.

    Pjesë e këtij takimi pritet të jenë edhe diplomatë të huaj.

    Çfarë është Rregulli “Chatham House”?

    “Catham House” është një institut i pavarur politikash dhe një forum i besuar për debat dhe dialog. Kërkimet dhe idetë e këtij instituti i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë botën në ndryshim.

    Sipas të dhënave që gjenden në faqen e “Chatham House”, thuhet se ndihmon në krijimin e një mjedisi të besuar për të kuptuar dhe zgjidhur probleme komplekse.

    Fryma e këtij rregulli është: Ndani informacionin që merrni, por mos zbuloni identitetin se kush e tha atë.

    Rregulli është si vijon:

    “Kur një takim, ose një pjesë e tij, mbahet sipas rregullave të Chatham House, pjesëmarrësit janë të lirë të përdorin informacionin e marrë, por nuk mund të zbulohet as identiteti, as përkatësia e folësit ose e ndonjë pjesëmarrësi tjetër”.

    Kush do e përfaqësojë Qeverinë në takimin për Asociacionin?

    Javën që lamë pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk ka marrë personalisht ftesë për të marrë pjesë në takimin për Asociacionin.

    Mirëpo, Ambasada Amerikane edhe pse nuk i ka dërguar ftesë personale Kurtit, atë ia ka nisur qeverisë.

    Si përfaqësues i qeverisë Kurti do të marrë pjesë Shefi i Safit, Luan Dalipi.

    Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj qeverie, Përparim Kryeziu.

    “Për takimin në fjalë, ftesë ka pranuar Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili do të marrë pjesë nesër”, ka thënë Kryeziu.

    Ndërsa nga presidenca e partitë opozitare nuk është bërë e ditur se kush do të jetë pjesë e këtij takimi. /Gazeta Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark