Vllaznia e femrave do të jetë debutuese në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve këtë sezon, me vajzat shkodrane që njohën kundërshtaret e tyre.
Përpara hedhjes së goglave, çdo skuadër kishte videon e saj prezantuese, duke treguar arritjet që klubi ka bërë në këtë kompeticion dhe e njëjta gjë ishte dhe për vajzat shkodrane.
Mesfushorja Arbenita Curraj, ishte e zgjedhura për këtë klip, teksa për Vllazninë shkruhej: “Debutuese në fazën e grupeve”, e cila është një arritje e madhe për të gjithë sportin shqiptar.
Ditën e sotme, skuadra shkodrane ka njohur rivalet që do të ketë kundër në fazën në grupe, pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës.
Kundërshtarët e saj do të jenë Çelsi, PSG dhe Reali i Madridit, në grupin A, i cili mund të quhet dhe si grupi i ferrit.
Grupi A: Çelsi, PSG, Real Madrid, Vllaznia. Grupi B: Volfsburg, Sllavia e Pragës, St. Polten, Roma. Grupi C: Olimpik Lion, Arsenal, Juventus, Zyrih Grupi D: Barcelona, Bajern Mynih, Rozengard, Benfika.