Ditën e djeshme përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Mozzik lajmëroi fansat se ka një surprizë për ta.
Ai zbuloi se me 9 korrik do të publikojë një këngë të re, që do të mbajë titullin “Dashni me fotoshop”, shkruan Insajderi.
“Dashni me Fotoshop”, shkroi reperi krahas imazhit të shkëputur nga klipi i këngës, ku shfaqet përkrah disa vajzave.
Partnerja e Mozzikut, Loredana ka treguar se ka dëgjuar gjithë këngët që ka bërë gati reperi dhe ka shkruar dy fjalë për të në rrjetin social “Instagram”.
“O Mozzik nalu me këto hite Kosovësss se lujta”, shkruan Loredana.