×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Çfarë loje speciale për Xhakën e Shaqirin – iu duhet ta mposhtin Kosovën për të shkuar në Evropian

    Insajderi
    16 November 2023 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përballjet me Shqipërinë dhe me Kosovën kanë qenë gjithmonë emocionuese për Xherdan Shaqirin dhe për Granit Xhakën.

    Kjo për faktin se që të dy janë shqiptarë me rrënjë dhe u ballafaquan me dy vendet ku iu rreh zemra më fort.


    Dy futbollistët kosovarë do ta kenë një tjetër emocion të veçantë të shtunën mbrëma, shkruan “Gazeta Express”.

    Ata do të ballafaqohen përsëri me Kosovën, me vendin e prindërve të tyre.

    Por, këtë radhë, kjo lojë do të jetë mjaft e rëndësishme për ta.

    Xhaka e Shaqiri në fakt duhet ta mposhtin Kombëtaren Dardane për ta siguruar kualifikimin në Kampionat Evropian.

    Aktualisht, Zvicra është lidere e grupit me 16 pikë, sa i ka edhe Rumania, që është e dyta, kurse Izraeli mbetet në vendin e tretë me 12 pikë, dy më shumë se Kosova, e cila e zë vendin e katërt.

    Për të mos i lënë vend rastësisë dhe befasisë në xhiron e fundit të Grupit I, “Helvetikët” duhet ta mposhtin Kosovën të shtunën në Basel.

    Kosova do të ketë mungesa të mëdha, përfshirë këtu atë të Vedat Muriqit, Amir Rrahmanit e Edon Zhegrovës, i cili shkaktoi “tërmet” mbrëmë me postimin në rrjetet sociale.

    Kurse, tek Zvicra po ashtu janë shfaqur probleme, mbi të gjitha zënka që thuhet se e pati Shaqiri me trajnerin Murat Yakin, i cili e la në bankinë yllin kosovar gjatë tërë ndeshjes me Izraelin, shkruan “Gazeta Express”.

    E Xhaka ishte nervoz dhe i mërzitur për barazimin me izraelitët në Hungari mbrëmë, duke iu zbehur gëzimi që e pati para lojës për rekordin që e theu duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në Kombëtaren zvicerane – 119 sosh.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark