×
  • Showbiz
  • Show

    Çfarë mendojnë familjarët e Luizit për Kiarën? Flet miku i tij

    Insajderi
    20 March 2023 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luizi u surprizua nga kunati i tij i cili kishte ardhur enkas nga SHBA për të. Ai, i cili siç e cilësoi Luizi është kthyer në djalin tjetër të familjes, i dha një mesazh shumë të ngrohtë, duke i kërkuar konkurrentit të “Big Brother Vip” që të mbajë premtimin për të fikur dritat në fund të spektaklit.

    Do të vijë gjithë bota për të të parë, mos të vijë unë. Jemi shumë të kënaqur me ty. Na ke bërë shumë krenar. Ke mbështetjen tonë pa kufij. Ke bërë një premtim para botës që do fikësh dritat. Vajzat i ke penalizuar ti, ke thënë që do iki nëse vijnë ato me të parë”, tha ai.

    Shumë njerëz ngritën pikëpyetje se pse ai nuk përmendi Kiarën dhe nuk kërkoi ta takonte. Mos ndoshta nuk e përkrahin lidhjen e tyre?

    Këtë e ka mohuar Meridian Ramçaj, mik i Luizit dhe familjes së tij ditën e sotme në “Fan Club”.

    Aty ndonjëherë janë emocionet. Kur më erdhi nipi unë harrova të përmend motrën. Nuk më shqetëson fare ajo pjesë. Nuk ka diçka të tillë”– tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark