Edicionit 2021/22 në elitën e futbollit anglez Ligën Premier i ka ardhur fundi dhe sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 38-të.
Por gara për titull të kampionit do të vazhdoj deri në minutën e fundit, pasi City e Liverpool kanë vetëm një pikë diferencë para ndeshjes së fundit në kampionat.
Kampioni në fuqi do të luajë me Aston Villan në “Etihad Stadium”, teksa “Të Kuqtë” në “Anfield” e presin Wolvesin.
Sipas sajteve që merren me parashikime dhe kuotat e basteve, shanset që Manchester City ta marrë sërish titullin janë 85.7%.
Vetëm 15.4% të shanseve janë dhënë për Liverpoolin.
Kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është lidere në tabelë me 90 pikë, kurse skuadra e Jurgen Kloppit është e dyta me një pikë më pak.