×
Show / Fashion

Çfarë zbulon ngjyra e rrobave për ju!

Insajderi
23 October 2019 - 22:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lexoni çfarë thonë psikologët dhe respektoni atë që thonë ata kur herën tjetër të shkoni në ndonjë takim të rëndësishëm

Shkencëtarët thonë që në bazë të ngjyrës të cilën shpesh e zgjidhni ka mundësi që shumëçka të tregojë për personalitetin tuaj, transmeton Telegrafi.

Në bazë të kombinimeve të veshjeve, këtë përshtypje të parë do të lini te bashkëpunëtorët.

E bardha. Në fund, e bardha e butë, pos që është shprehje sofistike, sipas psikologëve, kjo ngjyrë lë përshtypje që jeni person i organizuar i cili dëshiron që çdo gjë të jetë “në vendin e vet”.

E kaltra

Nuancat e së kaltrës, posaçërisht e kaltra ngjyrë deti, sipas psikologëve, është ideale për intervistat për punë.

Vjollcë

Gjatë historisë, këtë ngjyrë më së shumti e kanë bartur familjet e pasura si edhe sunduesit. Prandaj, ngjyrën vjollcë shmangeni kur shkoni në bisedime për punë apo në takim dashurie, sepse ajo, sipas psikologëve, lë përshtypje artificiale dhe imponimi.

E kuqja

Siç edhe mund të supozohet, nuancat e së kuqes janë ideale për takime dashurore. Kjo ngjyrë trazon afshin, ndërsa, sipas shumë hulumtimeve, damat në nuanca të kuqe u janë meshkujve më joshëse.

E zeza

Edhe pse vite të tëra në botën e modës e zeza është konsideruar elegante, psikologët thonë që kjo ngjyrë zgjon agresivitet dhe këshillojnë që me çdo kusht ta shmangni kur është fjala për bisedimet për punë.

E hirta

Nuancat e hirta janë të pavërejtura dhe i ndihmojnë individit që t’i bashkohet çdo grupi. Prandaj kjo ngjyrë rekomandohet për punë dhe takime, kur nuk ka nevojë të jeni në qendër të vëmendjes.

E gjelbra

Për cilëndo nuancë që të jetë fjala, e gjelbra qetëson dhe nxit kreativitet. Për këtë shkak, bashkëbiseduesi mund të mendojë që jeni produktiv, imagjinues dhe i guximshëm.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark