×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Challandes flet për Superligën Evropiane

    Insajderi
    20 April 2021 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bernard Challandes është futur në debatin se a duhet të formohet Superliga Evropiane, shkruan Insporti.com.

    Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka deklaruar se kjo ligë po bëhet vetëm sa për të gjeneruar më shumë para.

     “Kjo Superligë është duke u formuar për të fituar klubet më shumë para. Unë jam i shokuar nga kjo”, ka thënë Challandes në “RFJ.ch”.

    12 klube të mëdha evropiane e kanë nisur një iniciativë për krijimin e një gare të re.

    Barcelona, Real Madridi, Liverpooli, Juventusi dhe klube tjera synojnë ta fillojnë këtë garë në gusht të këtij viti.

    Mirëpo, kjo ide është kundërshtuar ashpër nga UEFA dhe FIFA, të cilat kanë paralajmëruar sanksione ndaj klubeve në fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark