×
  • Sport
  • Sport

    Chamberlain, dëshira e Guardiolas

    Insajderi
    09 March 2016 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain është synimi kryesor i Pep Guardiolës, pasi spanjolli ta marrë drejtimin e Cityt, shkruan të hënën gazeta angleze The Times.

    Chamberlain nuk është i vetmi anglez që Guardiola kërkon t’ia shtojë skuadrës së re të tij. Tekniku spanjoll në listën e tij e ka edhe mbrojtësin e Evertonit, John Stones.

    Mediet angleze raportojnë se futbollisti i ri anglez i ka rënë në sy Guardiolas në ndeshjet e Arsenalit ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve.

    Guardiola do ta marrë drejtimin e skuadrës së Manchester Cityt në qershor të këtij viti. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark