×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Chelsea dhe Juventusi fitojnë, Atalanta e Gjimshitit baras me Villarealin

    Insajderi
    14 September 2021 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sotme në kuadër të garës më prestigjioze evropiane në futboll, Liga e Kampionëve.

    Kryendeshja e sontme u zhvillua në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Bayern Munichut

    Bayern Munichu e dominoi plotësisht skuadrën vendase duke arritur një fitore bindëse me rezultat, 0:3.

    Në “Stamford Bridge”, kampioni në fuqi i Evropës fitoi me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Romelu Lukaku në minutën e 69-të.

    Në ndeshjen tjetër të grupit H, Juventusi mposhti Malmon me rezultat 0:3 me golat e Sandros (’23), Dybalas (’45) dhe Moratas (’45+1).

    Kështu, grupin H e kryeson Juventusi me tri pikë, e ndjekur nga Chelsea poashtu me tri pikë, teksa Malmo dhe Zeniti ndajnë dy vendet e fundit pa pikë.

    Në ndeshjet tjera, Lille barazoi pa gola ndaj Wolsburgut, ashtu sikurse Villareali 2:2 me Atalantën në shtëpi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark