Sipas gazetarit nga “The Athletic”, David Ornstein, klubi i Chelseat është duke shqyrtuar mundësinë e lëvizjes së yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Nga Manchester United aktualisht thonë se Ronaldo nuk është në shitje, por interesimi nga Chelsea nuk përjashtohet.
Bisedimet me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, po vazhdojnë – teksa pronarët e rinj të “Bluve”, Boehly dhe Eghbali janë të intriguar nga ideja për të nënshkruar me reprezentuesin e Portugalisë.
Trajneri i Chelseat, Thomas Thuchel, thuhet se e admiron 37-vjeçarin, por nuk është e qartë ende nëse do ta miratonte transferimin e tij.
Sipas Ornstein, do të ketë shumë faktorë që Chelsea duhet të marrë parasysh nëse ideja bëhet një mundësi e vërtetë për të nënshkruar me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.
Financat nuk janë një pengesë për londinezët, teksa kyçe thuhet se do të ishte edhe dëshira e Tuchelit.
Është ende e paqartë nëse edhe qëndrimi i Manchester Unitedit do të ndryshojë, pasi “Djajtë e Kuq” do të duhet të hyjnë në bisedime me një rival si Chelsea.
Ndryshe, kontrata e Cristiano Ronaldos me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor 2023. Në marrëveshje ekziston edhe opsioni për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit më shumë