Chelsea luan këtë javë në udhëtim ndaj Manchester Cityt në Premier Ligën, raporton Insporti.
Finalistët e Ligës së Kampionëve do të ndeshen fillimisht në Premier Ligë, me takimin që është i vlefshëm për javën e 35-të në elitën e futbollit anglez.
Chelsea do të ketë mungesë të rëndësishme me mesfushorin kroat, Mateo Kovacic i cili ende nuk është rikthyer nga lëndimi.
Takimi zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 18:30 në “Etihad”./Insporti.com/