×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Chicago shpreson që Shaqiri të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës

    Insajderi
    21 June 2022 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i ekipit Chicago Fire, Ezra Hendrickson shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme futbollistin kosovar, Xherdan Shaqiri. Ai ka thënë se Shaqiri është i rëndësishëm për skuadrën e tij.

    Chicago në fundjavë luan ndaj Houston Dynamos, në kuadër të kampionatit MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Shpresojmë që ai të jetë gati për ndeshjen e ardhshme në Houston. Lëndimi i tij mendohet të jetë 10 deri 14 ditë, por do të shohim si do të shkoj. Ai ka një lëndim që duket qesharak. Mendon se je mirë, lëshon një sprint dhe kupton se nuk mund ta përfundosh. Kështu që ne do të marrim kohën tonë me rikuperimin e tij. Në Shtetet e Bashkara dhe Kanada, kalendari shpesh nuk ndalet për ndeshje ndërkombëtare. Ne jemi të informuar për gjithçka kur ai është me përfaqësuese. Kemi përditësime për stërvitjen e tij, të dhënat e tij dhe gjëra të tilla. Kur luan katër ndeshje për 12 ditë sigurisht që është e vështirë më pas. Shaqiri nuk është më 20-vjeçar”, ka thënë Hendickson pas ndeshjes që Chicago Fire e fitoi të hënën ndaj DC United me rezultatin 1:0.

    Shaqiri u lëndua më 12 qershor në ndeshjen kundër Portugalisë, në kuadër të grupit të dytë të Ligës A të Ligës së Kombeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark