×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Chollet, medias serbe: Asociacioni s’do të jetë Republikë Serbe, fushata për çnjohje të Kosovës është humbje kohe

    Insajderi
    19 January 2023 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Më duhet të jem i qartë, Asociacioni nuk do të jetë një aranzhim që do t’i ngjasojë Republika Srpska-s […] Përpjekjet e Serbisë për tërheqje të njohjeve të Kosovës janë humbje kohe dhe energjie […] ShBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve në drejtim të njohjes së ndërsjellë”.

    Këto ishin mesazhet kyçe që Derek Chollet, Këshilltar i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Joe Biden, i dha për median serbe N1, ku foli për temat e nxehta mes Kosovës dhe Serbisë të cilat duhet të shuhen përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse – me njohje në qendër – ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Insajderi.

    Për ShBA-në themelimi i këtij Asociacioni “është i rëndësishëm”, tha Chollet, derisa shtoi se ajo është në përputhje edhe me aktin më të lartë juridik të shtetit të Kosovës, përkatësisht Kushtetutën, ndryshe nga Kryeministri Albin Kurti, i cili thotë se aranzhimet në linja etnike janë antikushtetuese.

    “Asociacioni nuk do të jetë aranzhim që do t’i ngjasojë Republika Srpska-s”, u shpreh decidivisht ai, raporton Insajderi.

    Zyrtar i lartë i DASh’së nuk iu shmang frazimit se epilogu i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë në “njohje të ndërsjellë”.

    Sa i përket planit evropian – ndryshe të njohur edhe si plani franko-gjerman – Chollet tha se është “bazë e negociatave” por edhe sa përgjatë kohës “është fleksibile”.

    Se a shpie ky plan drejt anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – siç pandehin autoritetet serbe – dhe se si do të mund të arrihej kjo në dritën e vetos ruse dhe kineze, Chollet e kupton që është e vështirë. Por, thotë ai, “ShBA do të vazhdojë së avokuari atë”.

    Në lidhje me fushatën ndërkombëtare serbe për çnjohjen e Kosovës, diplomati amerikan pati një përgjigje edhe më të prerë. “Është humbje kohe dhe energjie”, tha ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark