×
Show

Jamie Dornan, protagonist edhe në Fifty Shades Darker

Insajderi
15 February 2016 - 11:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Adhuruesit e filmit Fifty Shades of Grey nuk kanë nevojë të shqetësohen më se aktori i tyre i preferuar Jamie Dornan nuk do të jetë pjesë e vazhdimit të dytë të këtij filmit, të quajtur Fifty Shades Darker.

Dornan që në filmin e parë luajti rolin e protagonistit Christian Grey, do të jetë pjesë edhe e këtij filmi që do të shfaqet në vitin 2017

Kjo është konfirmuar edhe nga regjisorja e filmit E. L James.  Regjisorja po ashtu ka zbuluar se pjesë e filmit do të jetë edhe aktori Eric Janson.  Janson dhe Dornan do të ‘luftojnë’ për zemrën e Annadtesia Steele.

Ky film ishte paraparë që të publikohet në vitin 2016 por regjisorja vendosi që filmit i duhet më shumë kohë për tu realizuar.

Filmi Fifty Shades of Grey u publikua në vitin 2011 dhe ka arritur të shes 125 milion kopje në mbar botën./Insajderi

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark