×
  • Lajme
  • Lajme

    CIA e dinte rrezikun e islamit radikal në Kosovë qysh në vitin 1979

    Insajderi
    19 January 2017 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një raport sekret i Agjencisë Qendrore të Inteligjencë së ShBA-ve (CIA) i vitit 1979,  përshkruan Kosovën si vendin më të varfër të Jugosllavisë, por ku rinia nuk tërhiqet si të vjetrit kah aspekti fetar dhe trashëgimia myslimane.

    Përkundrazi, sipas raportit, atë kohë ka pasur tendencë në rritje për Shqipëri të Madhe.

    “Rinia shqiptare në Kosovë duket të jetë më pak e tërhequr krahasuar me të vjetrit nga aspektet fetare të trashëgimisë myslimane. Kjo për shkak të tendencës për “Shqipëri të Madhe” në mesin e studentëve në provincë”, thuhet në raportin disafaqësh të CIA.

    Në këto rrethana, sipas CIA, në rast të ndonjë “lëvizje të mundshme nacionalistë në Kosovë” do të krijoheshin “dy fraksione me orientime të kundërta” nga njëra-tjetra.

    “Një [fraksion] mund të gravitojë drejt shteteve si Libia, Iraku e Kuvajti, ku shumica e klerikëve musilmanë shkojnë për trajnim. Grupi i dytë, kryesisht studentët, me shumë gjase do të shikonin kah Tirana për inspirim”, thuhet në raport.

    Më shumë se tre dekada më vonë, Kosova prinë në Evropë për numrin e personave për kokë banori që u janë bashkuar organizatave terroriste si Shteti Islamik e Al-Nusra.

    CIA ka bërë publike rreth 13 milion faqe të dokumenteve të deklasifikuara.

    Këto dokumente përfshijnë dokumentet të Henry Kissinger, i cili shërbeu si sekretar i shteti në bazë të presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford, si dhe disa qindra mijë faqe të analizave të inteligjencës dhe të kërkimeve shkencore./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark