×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    CIA flet për “Sindromën e Havanës”: Dhimbje koke të pashpjegueshme, nuk përjashtohet mundësia..

    Insajderi
    21 January 2022 - 09:54

    Mediat amerikane kanë njoftuar se diplomatët amerikanë, që u prekën nga dhimbje të forta koke, nga ajo që është quajtur “sindroma e Havanës”, nuk ishin vënë në shënjestër nga ndonjë shtet i huaj.

    CIA nxori një raport me një numër zyrtarësh me këto simptoma, që u shfaqën për herë të parë në vitin 2016 në Kubë, ku diplomatë amerikanë dhe kanadezë, u ankuan për dhimbje të forta koke dhe ndoshta edhe dëmtim në tru, pas dëgjimit të tingujve me ton të lartë.

    Situata vijoi zinxhir në vende të ndryshme si Australi, Austri, Kinë, Kolumbi, Gjermani dhe Rusi.

    Raporti i CIA-s nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes së një shteti të huaj në rreth 20 raste, që kanë mbetur ende pa shpjegim dhe janë duke u hetuar.

    Por në qindra raste të tjera, që mund të kenë patur simptoma të njejta, CIA thotë se ka gjetur arsye të tjera për shkakun e simptomave.

    Disa zyrtarë në të kaluarën kanë spekulluar se shkaku i incidenteve mund të kishte qënë një sulm me mikrovalë nga Rusia, por shkencëtarët kanë shprehur dyshime rreth kësaj teorie.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark