×
  • Showbiz
  • Show

    Çift tjetër brenda “Big Brother VIP”? Puthje dhe përqafime mes dy banorëve (VIDEO)

    Insajderi
    24 March 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Suita i ka bashkuar më shumë Jorin dhe Lorencin. Dy banorët, duket më të afërt, pasi kaë shkëmbyer puthje e janë parë se nuk kanë munguar as përqafimet e shpeshta.

    Lorenci nuk po qëndron pa bërë hapa para. Sot, teksa e përqafonte dhe puthte, Jori dëgjohet t’i thotë avash, duke nënkuptuar se gjëja e tyre duhet të ‘rrjedhë’. Më pas, Lorenci e pyet nëse po e bezdis, por modelja ia kthen duke i thënë avash-avash.

    Këngëtari këtë reagim e ka kuptuar se duhet ti marrin gjërat më avash.

    Biseda:

    Lorenci: O dritë, hajde të të puth

    Jori: Avash ti avash me këto puthje

    Lorenci: Janë bezdisje?

    Jori: Piano, piano

    Këto sinjale lënë të kuptohet se një çift i ri po formohet në shtëpi. Kujtojmë se Kiara dhe Luizi janë çifti i vetëm në shtëpi, të cilët e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre edhe me një ‘dasmë’. Po ashtu, Kristi dhe Keisi nisën diçka por mbaroi shumë shpejt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark