×
  • Lajme
  • Botë
  • Showbiz
  • Sport
  • Lajme / Botë

    Çifti që u bë viral, nga propozimi në Camp Nou e deri te dasma me fanellën e Barcelonës

    Insajderi
    15 November 2022 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kemi mundur shpesh të shohim video nëpër rrjetet sociale ku propozimet për martesë nëpër ambiente të ndryshme dhe aspak të zakonshme ndodhin.

    Një nga këto momente ka ndodhur në stadiumin e Camp Nou vitin e kaluar. Ricardo Preciado ka propozuar për martesë partneren e tij Nathalie Hernandez, pikërisht në stadiumin Camp Nou të Barcelonës. Çifti simpatik janë tifozë të betuar të Barcelonës për vite të tëra.

    Për fat të keq, stadiumi ishte i boshatisur pasi tifozët e Barcelonës u larguan sepse ekipi i tyre ishte duke humbur dhe ata të revoltuar u larguan.

    Nathalie dhe Ricardo janë 32 vjeç, nga Guadalajara e Meksikës. Nathalie punon si grafik dizanjer ndërsa Ricardo është një organizues eventesh nëpër koncerte dhe turnamente sportive. Dyshja simpatike u bë viral në momentin kur Barcelona postoi videon e tyre gjatë propozimit në Camp Nou. Ata njihen në të gjithë qytetin e tyre si dy tifozët më të apasionuar pas ekipit spanjolll.

    Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e abcnewsHergi Llupi, ata kanë ndarë emocionet dhe pamje vërtetë të rralla gjatë dasmës së tyre.

    Sa vite keni që jeni tifozë të Barcelonës?

    Ne kemi shumë vite që jemi tifozë besnikë të Barcelonës. Unë (Nathalie) kam 19 vite tifoze e klubit katalanas, ndërsa bashkëshorti im, Ricardo, ka 25 vite.

    Si ishte ndjesia kur morët propozimin për martesë nga Ricardo në Camp Nou?

    Ishte dita më e bukur e jetës sime! Ishte një ëndërr e realizuar, gjithmonë doja një propozim martese në stadium, sepse e dua futbollin që kur isha fëmijë dhe për mua ishte një surprizë e madhe.

    Kur patë videon e propozimit të postuar nga klubi i Barcelonës, si reaguat?

    Ishim në shok që të dy! Asnjëherë nuk e prisnim sepse ditën që ndodhi propozimi stadium ishte i boshatisur për shkak të rregullave të Covid. Ditën tjetër ne ishim bërë viral në të gjithë botën. Unë (Nathalie) isha duke qarë nga lumturia, ishim shumë të lumtur!

    Si ju lindi ideja të shkonit në dasmën tuaj me fanellën dhe çorapet e Barcelonës?

    Në qytetin tonë të gjithë na njohin si tifozët më të mëdhenj të Barcelonës, kështu që ne përfshimë shumë gjëra nga Barcelona në dasmën tonë. Por gjëja kryesore dhe më e veçantë ishte fanella dhe çorapet, dhe të gjithë filluan duke kënduar himnin e klubit të Barcelonës.

    Si reaguan të ftuarit ju panë kështu?

    Ata ishin shumë të emocionuar sepse ata e prisnin që ne të bënim diçka lidhur me Barcelonën, por nuk e dinin që do të bënim atë gjë. Të gjithë ishin shumë të lumtur duke kënduar e kërcyer për ne.

    Ne tani jemi shumë të lumtur për gjithçka që ka ndodhur me ne, nga momnenti i propozimit, tek viraliteti i videos tonë dhe deri te dasma. Tani ne po përgatitemi për muajin tonë të mjaltit që do e bëjmë në Katar për Kupën e Botës. Jemi shumë të emocionuar për ndeshjen Argjentina-Meksikë, sepse do të dshohim kombin tonë të ndeshet kundër kombëtares së idhullit tonë, Messi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark