×
  • Showbiz
  • Show

    Cila ishte banorja që ia rrëmbeu votat Luizit për t’u bërë lider i shtëpisë?

    Insajderi
    21 March 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luiz Ejlli nuk ia doli dot që të zgjidhej lider i shtëpisë! Edhe pse tentoi e bisedoi me të gjithë banorët për t’i bindur që të ishte lider, duket se këta të fundit nuk u bindën mjaftueshëm. Dje, banorët e “Big Brother Vip” votuan për të vendosur liderin e javës në shtëpi.

    Ata u ndanë në dy grupe, vajzat në living, ndërsa djemtë në dhomën e grimit. Secili prej tyre votoi duke bërë zgjedhjen e vet, e me shumicë votash, lider i shtëpisë u shpall Jori, e cila ka edhe një avantazh në lojë.

    Modelja mundi të siguronte 7 vota prej banorëve, 5 vota i mori Luizi dhe dy Dea.

    Edhe Jori, si Luizi, bëri ‘fushatë’ për t’u bërë lider. Duket se modelja ia arriti, e tashmë ka kryer edhe procesin e ndarjes së detyrave brenda shtëpisë, duke i caktuar secilit banor një punë për të bërë.

    Këtë radhë Luizi nuk ia doli, herën tjetër duhet të ndryshojë taktikë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark