×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Cilat janë 10 qytetet më të lira për të jetuar në botë?

    Insajderi
    21 September 2021 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vietnami është një nga vendet më të lira në Azinë Juglindore. Kryeqyteti i tij, Hanoi, është një vend ku mund të jetosh dhe punosh me një buxhet të vogël.

    Ky qytet është i njohur për arkitekturën, ushqimin në rrugë, jetën e natës por edhe historinë. Në këtë vend ju mund të ekploroni bukuritë natyrore të Vietnamit, të takoni njerëz të rinj dhe sigurisht të kurseni para.

    Në vendin e dytë renditet kryeqyteti i Ekuadorit.

    Në këtë qytet rrugët janë të mbushura me njerëz, ndërsa transporti publik është shumë i lirë që kushton më pak se një dollar. Përveç punës ju mund të vizitoni gjatë fundajavës ishujt Galapagos, Amazon, plazhin, malësitë etj.

    Tajlanda është një nga vendet më turistike dhe të njohura në botë.

    Kryeqyteti Bangkok, është një nga qytete më të lira për të jetuar. Bangkok është i njohur për tempujt budistë shumëngjyrësh, ndërsa gjatë mbrëmjeve rrugët janë të mbushura me njerëz që shijojnë ushqimin në rrugë.

    Një pjatë e plotë ushqimi kushton rreth 1 dollarë, ndërsa një biletë për ndeshje boksi kushton 10 dollarë.

    Në poziten e katërt është Sofja, kryeqyteti i Bullgarisë, i cili është i mbushur me bukuri natyrore. Vendasit janë shumë mikpritës dhe të miqsorë. Ata ofrojnë turne falas në këmbë në Sofje, turne ushqimesh dhe turne grafiti etj.

    Fluturimet me aeroplan për në vendet evropiane, ushqimet dhe pijet janë me çmime shumë të lira.

    Boliva është një nga vendet më të lira për të jetuar në Amerikën e Jugut. Ju mund të merrni një apartament në La Paz për rreth 500 ose 600 dollarë më muaj. Në restorantet lokale ushqmet janë me çmime shumë të ulta.

    E gjashta është rënditur Cusco, e cila është e njohur si një portë hyrëse për në Machu Pichu. Cusco është i qytet i qetë dhe i rrethuar nga male dhe kodra. Gjithashtu është i njohur për jetën e natës, ushqimin e shijshëm peruan dhe artizanatet shumëngjyrëshe.

    Kryeqyteti mesdhetar i Kroacisë, është rënditur në poziten e shtatë si një nga qytetet më të lira për të jetuar. Zagrebi është i njohur për arkitekturën madheshtore, muzet, sheshet e mëdha, parqet, restorantet dhe është një vend që pret shumë turistë nga mbarë bota.

    Portugalia e cila ndodhet në pjesën e Evropës Perëndimore është gjithashtu një nga vendet në të cilat çmimet janë të përballueshme.

    Porto një qytet mahnitës, por me çmime të lira si në transportin publik, pijet dhe ushqimi, kostot e jetesës etj.

    Kamboxha një vend shumë i njohur për tempujt e tij të lashtë. Kryeqyteti i saj, Phnom Penh është një vend i përshtatshëm për të jetuar. Këtu mund të marrësh me qira një apartament për 400 ose 500 dollarë në muaj. Shërbimet, ushqimi, pijet, blerjet dhe gjithçka tjetër është e lirë këtu. Ky vend është rënditur në pozitën e nëntë.

    Ndërsa në pozitën e dhjetë si qyteti më i lirë për të jetuar është pozicionuar Cape Town i cili ndodhet në Afrikën e Jugut.

    Ecjet në mal, noti, serfimi në plazhet e bukura janë disa nga pikat kryesore të Cape Town. Makinat me qira, kartat SIM, gjërat ushqimore dhe pijet janë gjithashtu të lira.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark