13:58 - 25 Qershor 2022

Është gjithmonë një alternativë më e mirë për të marrë masa paraprake në mënyrë që të mos jetë shumë vonë

Disa pajisje konsumojnë energji, edhe pse nuk janë të ndezura, të tjera mund të shkaktojnë një defekt dhe disa mund të mos funksionojnë.

Nëse qëndroni me pushime për një javë ose më shumë, duhet t’i shkyçni këto pajisje, transmeton Telegrafi.

1. Pajisjet që kanë një karikues shtesë

Modemët, ruterët, celularët, konzolat e lojërave, laptopët dhe të gjitha llojet e pajisjeve që kanë një karikues shtesë duhet të shkëputen nga priza, për të shmangur defektet.

2. Pajisje të vogla shtëpiake

Tosterët, blenderët, kohëmatësit mund të jenë gjithashtu potencialisht të rrezikshëm nëse nuk jeni në shtëpi për një kohë të gjatë, kështu që do të ishte më e sigurt t’i hiqni nga priza.

3. Pajisjet që kontrollohen nga distanca

Të gjitha ato pajisje që rregullojmë dhe i aktivizojmë me telekomandë nuk janë plotësisht të sigurta derisa të ndërpresim furnizimin me energji elektrike. Por kondicionerit mjafton tʹia fikësh telekomandën, nuk keni pse të ndërprisni furnizimin me energji elektrike.

Sa i përket ngrohësit të ujit, mjafton vetëm ta fikni në çelës, si dhe kur bëni dush.