×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Çitaku i reagon Albulena Haxhiut: Diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqtë e Kosovës

    Insajderi
    06 November 2022 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas situatës së krijuar në veri të vendit ditën e djeshme ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare. Derisa shtoi se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme.

    Lidhur me postimin e Haxhiut, sot ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook.

    Nënkryetarja e PDK-së shkroi se Kurti po e personalizon situatën në veri, derisa ministrja e Drejtësisë po fajëson opozitën.

    Ajo theksoi se diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqtë e Kosovës

    “E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve” – thuhej ndër tjerash në reagimin e Vlora Çitakut.

    Reagimi i plotë:

    Ministrja e Drejtesise sulmon opozitën.

    Kryeministri personalizon krizën e krijuar.

    E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve.

    Diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqët e Kosovës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark