×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çitaku i reagon Ferajt të VV-së: Injoranca e njeriut është definitivisht e pafund

    Insajderi
    18 August 2022 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook është munduar ta arsyetojë mungesën e flamurit në paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti me sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët.

    Feraj ka pretenduar se prapa Kurtit nuk kishte flamur shtetëror, sepse Stoltenberg ka çuar mesazhin që ai dhe Kurti janë të bashkuar, ndërsa Vuçiqit, që kishte flamurin prapa, i ka çuar mesazhin që janë të ndarë.

    “Mbasi disa “të ditur” po lexojnë shenjat si fallxhoret filxhanin: Mbrapa Albinit flamuri i NATO-s, mbrapa Vuçiqit flamuri i Serbisë.  Stoltenberg dhe Kurti me flamur të përbashkët, Vuçiqi me flamur të vetmuar.  Stoltenberg Kurtit: jemi të bashkuar! Vuçiqit: jemi të ndarë!”, ka shkruar Feraj.

    Ndërsa Çitaku, me ironi ka thënë se injoranca e njeriut është e pafund.

    “Ka pasë thanë një i ditur para shumë kohe, gjithësia edhe ndoshta ka fund, po injoranca e njeriut është definitivisht e pafund”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark