×
  • Sport
  • Sport

    City triumfon ndaj Aston Villas, Guardiola e njofton me humbje Gerrardin

    Insajderi
    01 December 2021 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Manchester City e ka mposhtur Aston Vailla e trajnerit Steven Gerrard me rezultat 2-1.

    Për Cityn realizuan Duas dhe Silva në minutat 27’ dhe 43’, kurse Aston Villa e ngushtoi epërsinë e tyre me golin e Watkungs në minutën e 47’të.

    Ruben Dias e zhbllokoi rezultatin në minutën e 27-të pas asistimit nga Raheem Sterling, ndërsa Bernardo Silva pranoi asistimin e Gabriel Jesus për ta dyfishuar epërsinë (43’).

    Në pjesën e dytë, skuadra vendase arriti të shënonte një gol përmes Ollie Watkins (47’), por në vazhdim nuk arriti të realizonte gola të tjerë.

    Manchester City numëron 32 pikë, një më pak se lideri Chelsea dhe një më shumë se Liverpooli që qëndron në vend të tretë.

    Kështu Gerrard merr humbjen e parë si trajner në Angli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark