×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çka deklaroi një ditë para se t’i kërkohej dorëheqja Valdete Dakës?

    Insajderi
    14 June 2021 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sot kërkesën më të paprecedentë në historinë e presidentëve të Kosovës.

    Ajo i është bindur plotësisht Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, me të cilën garoi në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit.

    Presidentja Osmani i ka kërkuar dorëheqjen Kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

    Kërkesa i është paraqitur zonjës Daka nga vetë Presidentja Osmani në zyrën e saj, mëson Gazeta Insajderi nga burime brenda Presidencës së Kosovës. Osmani nuk ka dhënë asnjë arsye bindëse në kërkesën e saj.

    Vetëm një ditë përpara, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se nuk do t’i dorëzohet presionit të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.

    “Në fakt ata kanë problem me mua, jo unë me ata…Jo, sepse konsideroj që unë vetëm jam duke e kryer punën time ashtu siç kërkon Kushtetuta dhe ligji për zgjedhje dhe natyrisht që po të kishte ndonjë shkelje eventuale nga unë me siguri që të gjithë do të reagonin, e jo vetëm një subjekt i caktuar”, ka thënë ajo Kp, përcjell Insajderi.

    Ndërkohë, merret vesh se Kryetarja e KQZ-së ka qenë e prerë në përgjigjen e saj. Ajo ka refuzuar kategorikisht këtë kërkesë të Presidentes, duke i thënë se e ka kryer punën e Kryetares së KQZ-së në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Insajderi ka raportuar pak më parë se mbledhjeve të fundit, Kryetarja e KQZ-së është përballur me presionin e anëtarëve të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, të cilët kanë penguar zhvillimin e mbledhjeve.

    Gazeta për krejt këto çështje ka kërkuar përgjigje nga Presidenca, por ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark