×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Insajderi

    Çka e lidh “Strellën” që u vra në Ferizaj me reperin Fero, Insajderi sjell detaje

    Insajderi
    28 May 2022 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vrasje ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, në të cilën 30 vjeçari, Gazmend Hyseni mbeti i vrarë në rrugën “Rexhep Bislimi”, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi mëson se personi që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë njihej me nofkën “Strella”.

    Ndërkaq, dorasi dyshohet se është Qendrim Januzi, të dytë kishin hasmëri që prej vitesh.

    Burime të Insajderit konfirmojnë se Hyseni kishte lidhje me reperin Buta në një periudhë kohore por pas disa konfliktesh, rrugët e tyre u ndanë.

    I njejti, kohët e fundit u shoqërua me reperin tjetër kosovar, Fero i cili dihet se është në “luftë” me Butën.

    Miqësia mes “Strellës” dhe Feros konfirmohet edhe nga postimi i fundit i artistit në Instagram.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark