×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Çka është ankthi dhe cilat janë simptomat e tij?

    Insajderi
    21 September 2021 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ankthi vjen si pasojë e stresit. Është ndjenjë frikë për atë që do të vijë, ju mund të keni ankth për një intervistë punë, ose mbajtjën e një fjalimi apo për ditën e parë të shkollës.

    Por, nëse ndjenjat e ankthit janë të fuqishme dhe zgjasin më shumë se gjashtë muaj ju mund të keni një çrregullim ankthi.

    Çrregullimet e ankthit mund të përfshijnë: përjetim të sulmeve të panikut të përsëritura në kohë të papritura.

    Fobi frikë të tepruar nga një objekt, situatë ose aktivitet i caktuar çrregullimi i ankthit social.

    Frika ekstreme për t’u gjykuar nga të tjerët, çrregullimi i ankthit të ndarjes apo frika nga të qenit larg shtëpisë, çrregullimi ankthi pas një ngjarje traumatike.

    Disa nga simptomat me të shpeshta të ankthit  janë: nervoza, vështirësi në frymëarrje, lodhja, djersitja etj,

    Për trajtim të ankthit këshillohet që t’i ndjekni këto hapa: praktikoni joga, meditoni, dëgjoni muzikë.

    Duhet të flini mjaftueshëm sepse kur jeni të stresuar trupi juaj ka nevojë për gjumë.

    Gjithashtu ushqimi ka rëndësi. Këshillohet të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe mos anashkaloni asnjë vakt.

    Kufizoni alkoolin dhe kafeinën, të cilat mund të përkeqësojnë ankthin dhe të shkaktojnë sulme paniku.

    Merrni frymë thellë dhe numëroni deri në 10 ngadalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark