×
  • Showbiz
  • Show

    Çka ju relakson, pjeshka? – Keqkuptimi epik me Ramush Haradinajn

    Insajderi
    18 October 2020 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ramush Haradinaj shpesh herë ka qenë pjesë e skenave interesante e qesharake, si ajo në një emision në Shqipëri, ku i ngatërrohet fjala “bjeshkë” me atë “pjeshkë”.

    I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” kohë më parë, Haradinaj ishte vënë në siklet nga një pyetje.

    Moderatori kishte pyetur Haradinajn se çfarë e bën të relaksohet, ndërkaq përgjigja e tij ka shkaktuar të qeshura në emision.

    “Bjeshka” është përgjigjur Haradinaj, por moderatori e kishte “keqkuptuar” duke menduar se po thotë “pjeshka”.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i gruas së Haradinajt, Anitës, e cila e ka përmirësuar moderatorin, duke i treguar se bashkëshorti i saj e kishte fjalën për bjeshkën.https://streamable.com/e/51yl28

    Haradinaj është bërë shpesh pjesë e skenave të tilla, sidomos në momentet kur ai ia ka thënë këngës.

    Videot e tij duke kënduar janë bërë virale çdo herë, megjithatë duket se kjo nuk i pengon Haradinajt, i cili këndon sa herë i jepet mundësia në ndonjë emision.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark