×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çka ka çka s’ka”, Kurti përgjigjet në pyetjen e famshme me emërimin në bord të njeriut të Kusari-Lilës

    Insajderi
    11 January 2023 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme ka marrë disa vendime.

    Si pikë e fundit e rendit të ditës ka qenë edhe emërimi i Drejtorit dhe Anëtarëve të ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë.

    Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti, partia e së cilit dje ka shpërndarë një video propaganduese, duke akuzuara Qeveritë e kaluar për kapje të Bordeve e emërime partiake, ka vendor që për anëtar të Bordit të Ujësjellësit “Hidrodrini” të emëroi njeriun e partisë së Mimoza Kusarit – Alternativa, Driton Sylqa.

    Driton Sylqa, ka qenë këshilltar komunal në Pejë nga partia e Mimoza Kusarit dhe së fundi kandidat po për të njëjtën pozitë.

    Gazeta Blic ka siguruar edhe listën kandidatëve të partisë së Mimoza Kusarit në Pejë, ku edhe figuron emri i tashmë anëtarit të ri të ujësjellësit “Hidrodrini”

    Por kjo nuk ndalet me kaq.

    Burime të Gazeta Blic thonë se kjo është hera e dytë që Dirton Sylqa shpërblehet nga pushteti.

    Sylqa para se të emërohet sot nga Qeveria e Albin Kurtit, anëtar në “Hidrodrini’, ka qenë këshilltar i Rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka” e ku më pas është punësuar si profesor në këtë Universitet.

    Këto të dhëna janë edhe në faqen profilit në “Facebook” e Driton Sylqes.

    Dje Lëvizja Vetëvendosje për herë të tretë ka publikuar një video propaganduese duke akuzuar Qeveritë e kaluara për kapje të ndërmarrjeve publike, punësime partiake e familajre, e zhvatje të pushtetit.

    Kjo video e partisë në pushtet ka ardhur në momentin kur pothuajse qeveria Kurti po mbush dy vjet që qeverisë me vendin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark