×
  • Sport
  • Sport

    “Çka ke që shikon, budalla?” – Publikohet videoja e plotë e fjalosjes mes Weghorstit dhe Messit

    Insajderi
    27 March 2023 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është publikuar videoja e plotë e fjalosjes së Lionel Messit me Wout Weghorst gjatë Kupës së Botës 2022.

    Fitorja e Argjentinës me penallti kundër Holandës në Katar 2022 do të mbahet në mend si njëra prej ndeshjeve më ikonike në Kupën e Botës.

    Gjatë gjithës ndeshjes çerekfinale pati fërkime dhe fjalosje mes lojtarëve të të dy skuadrave.

    Por nuk ishte vetëm drama në fushë që do të mbahet nga kjo ndeshje, sepse ikona Messi dha një intervistë të papritur dhe shpërthyese pas përfundimit të saj.

    Ylli i Paris Saint-Germainit është zakonisht i vetëpërmbajtur dhe i mbyllur, por ai e tronditi botën kur i bërtiti njeriut i cili i kishte shënuar dy gola të vonshme për Holandën për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

    Reagimi i Messit gjatë intervistës kur i tha Weghorstit “çfarë po shikon, budalla? Ik atje”, u kap në kamerë dhe bëri xhiron e botës nëpër rrjetet sociale.

    Por tani është publikuar videoja e plotë e Messit dhe Weghorstit edhe në tunelin e stadiumit.

    Sulmuesi i huazuar në Manchester Unitedit shihet duke e pritur Messin, i cili po fliste për media në fushë, në tunel.

    Messi i kërkon të largohet duke e quajtur budalla, por Weghorst vazhdon ta presë pavarësisht.

    Në videon e paparë deri tani, Messi shihet duke e injoruar Weghorstin që po priste për ta përshëndetur me zgjatje dore.

    Unë po e prisja atë dhe doja t’ia zgjasja dorën”, dëgjohet Weghorst duke thënë.

    Dhe ai po e bën këtë? Ky është mosrespekt”, shtoi ai.

    Lisandro Martinez – i cili është tani bashkëlojtar me të në United – e shtyu holandezin për ta larguar nga diskutimi i nxehtë në tunel.

    Në janar, Messi u pyet për këtë incident dhe e pranoi se është penduar për reagimin që e kishte bërë, duke thënë: “Nuk më pëlqejnë ato pamje kur i shoh”.

    Nuk më pëlqen çfarë bëra. Kishte shumë tension dhe më erdhi natyrshëm. Shumë gjëra që ndodhën me këtë lojtar dhe dy të tjerë gjatë ndeshjen më erdhën natyrshëm. Por nuk më pëlqejnë ato pamje”, theksoi ai muaj më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark