Me siguri se ideja e të pasurit një fëmijë të preferuar ju nervozon.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, 85% e pjesëmarrësve në një studim besojnë se nënat e tyre në të vërtetë e preferojnë njërin fëmijë më shumë se tjetrin, transmeton Telegrafi.
Ndoshta kjo jua kujton fëmijërinë. Ose ndoshta tani ju duket e vërtetë kur e keni familjen tuaj.
Sipas ekspertëve, faktorët e ndryshëm, siç është stresi, mund të kenë ndikim të madh në atë se si një prind i trajton individualisht fëmijët.
Ekspertët po ashtu tregojnë se favorizimi i një fëmije mund të jetë tejet i dëmshëm.
Favorizimi i tillë mund të shkaktojë përçarje mes vëllezërve e motrave dhe ndërlidhet që fëmijët të mos ndihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Kjo ndjenjë e ndarjes dhe ftohjes është diçka që mund të vazhdojë edhe kur fëmijët të rriten.
Fëmija i cili është i pa favorizuar mund të ndihet i mposhtur, i pa motivuar, etj.
Kjo pastaj ndikon që ai fëmijë të vuajë nga depresioni, të jetë më i nervozuar, më i hidhët, më xheloz, etj.
Megjithatë, edhe fëmija i preferuar e pëson sepse fillon të ndihet sikurse rregullat nuk aplikohen për të.
Çfarë mund të bëni ju si prind?
Është e pamundur ta trajtoni çdo fëmijë ngjashëm, pasi që çdo lidhje është e ndryshme.
Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që ta trajtoni çdo fëmijë me drejtësi, duke ua plotësuar të gjitha nevojat.
Nevojat e fëmijëve janë dashuria, ndjenjat, ngrohtësia dhe koha me prindërit.