×
  • Sport
  • Euro 2016

    Gjithçka që duhet të dini rreth përpjekjeve për grusht shtet në Turqi

    Insajderi
    16 July 2016 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më shumë se 160 njerëz mbeten të vrarë dhe rreth 1000 të plagosur në një grusht shteti ushtarak në tentativë në Turqi, raporton The Independent, transmeton Insajderi.

    Pas një nate të zhvillimeve kaotike dhe konfuze, me tanket që shfaqen nëpër rrugë dhe avionët që sillen në kryeqytetin turk, Ankara, duket se presidenti Rexhep Taip Erdogan ka rifituar kontrollin – por gjendja mbetet ende e paqartë dhe e pasigurt.

    Më shumë se 160 njerëz mbeten të vrarë nw tentimin e grusht shtetit, derisa mbi 1000 të plagosur në një grusht shteti ushtarak në Turqi.

    Mëngjesi i së shtunës e gjeti presidentin Erdogan në aeroportin e Stambollit me situatën nën kontroll.

    Ka pasur paqartësi se kush ka qenë në krye selisë ushtarake në Ankara gjatë kohës se grusht shtetit, njofton Insajderi.

    Raportet e një grusht shteti ushtarak kanë filluar rreth orës 23:00 të shtunën, kuptohet në orën lokale turke.

    kta

    Gjenerali i ushtrisë turke, Hulusi Akar është marrë peng.

    Ushtarët rebelë morën pikat strategjike në Stamboll. Televizioni shtetëror turk, pasi ksihte rënë në dorën e ushtrisë, menjëherë filloi të transmetonte lajmin se “Administrata politike ka humbur legjitimitetin dhe është detyruar të tërhiqet”.

    Gjithashtu, liderët e puçit deklaruan se “ Forcat e armatosura turke kanë marrë plotësisht të drejtën mbi administratën për të rivendosur rendin kushtetues, të drejtat dhe liritë e njeriut, sundimin e ligjit dhe sigurinë e përgjithshme që ishte dëmtuar”.

    turqiii

    Mendohet se presidenti Erdogan kishte qenë në pushime, ndoshta në Marmara. Ai ka përdorur telefonin celular dhe FaceTime video për të deklaruar se situata është ende nën kontroll.

    Gjenerali i sapoemëruar i shtabit të përgjithshëm, jep bilancin e të vdekurve: 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë, dhe 104 “komplotues puçi”- në total numri i të vdekurve është 194.

    Raportet e mëvonshme deklaruan numrin e të vdekurve në 265, pasi në fillim u deklaruan 161 të vdekur. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark