×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Çka po ndodh me Trustin, humb miliona euro për nëntë muaj

    Insajderi
    14 November 2022 - 10:59

    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka vazhduar me rezultate negative në investimet e kursimeve pensionale të qytetarëve.

    Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin financiar deri në muajin shtator të këtij viti, humbjet e Trustit për periudhën janar-shtator 2022 arrijnë shumën e përgjithshme prej 170.5 milionë euro, raporton Front Online.

    Vlera e përgjithshme e aseteve të Trustit kalon shifrën prej 2.3 miliardë €.

    Përderisa investimet e Trustit në tregjet ndërkombëtare kanë marrë tatëpjetën, së shpejti deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të vendosin për iniciativën që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet tërheqja e deri 30% të kursimeve pensionale.

    Kjo iniciativë njëher ka dështuar në Kuvend, përderisa është rikthyer sërish pas një peticioni qytetarë me mbi 17 mijë nënshkrime.

    Madje javën e kaluar lidhur me tërheqjen e mjeteve të Trustit është protestuar në qendër të Prishtinës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark