×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çka premtonte Kurti natën e fitores së 14 shkurtit?

    Insajderi
    14 February 2023 - 13:43

    Në “ditën e zemrave dhe ditën e dashurisë”, siç e quante Albin Kurti para dy viteve kishte marrë besimin e popullit. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 siguroi 48.17 përqind të votave.

    Dëshira e popullit për ndryshim ishte e madhe këtë ia besuan liderit të VV-së. Madje vetë Kurti këtë fitore e kishte quajtur referendum.

    Ai erdhi në Qeveri duke sulmuar partitë e tjera, sa erdhi në pushtet nuk është që gjendja ndryshoi pasi për çdo dështim të Qeverisë së tij ai vazhdon t’i fajësoj Qeveritë e kaluara.

    Vetëvendosja si parti opzitare kundërshtuar gjithçka, fillimisht në rrugë, pastaj në Kuvend, e si mjet përdornin edhe dhunën.

    Çfarë deklaroi Kurti pasi fitoi zgjedhjet?

    Ditën që erdhen në pushtet Kurti e Osmani e quajtën ditë të bardhë. Pas fitores Kurti mbajti një fjalim për media.

    Ai ishte i entuziazmuar gjatë fjalimit ndërsa e quante fitore të popullit. Para mediave ai tha se ky është referendum kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit.

    Referendumi kundër kapjes së shtetit, luftimit të korrupsionit u fitua. Kjo fitore është mundësia për ta filluar ndryshimin që duam. Kjo fitore nuk është për mua as për Lëvizjën Vetëvendosje, kjo është fitorja juaj. Pa inate në qeverijse, pa ryfshet dhe paharaq në biznese, pa nepotizëm në administratë, do ta zhvillojmë vendin tonë“, kishte thënë Kurti.

    Punësimet në KEK

    Lideri që mbushi qytetarët me shpresë e i premtoi që s’ do këtë punësime me libreza partiake dy vite pas sjelli zhgënjim.

    Një konkurs i hapur në prill të 2022 nga Korporata Energjetike e Kosovës ka zbuluar aferën më madhe të punësimeve të njerëzve të afërt me kryeminstrin Albin Kurti.

    Korporata Energjetike e Kosovës kishte punësuar 128 kandidatë. Ndër ta ishin emra të shumtë që janë të përfshirë në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Këto ishin vetëm disa nga punësimet sepse LVV kishte vazhduar misionin për “kapjen e instiucioneve”.

    Qeveri pa ryfshet

    Po atë ditë të fitorës Kurti premtoi se Qeveria e tij nuk do të këtë ryfshet edhe pse e kundërta ndodhi.

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili tash e sa muaj ishte pjesë e debatit publik në Slloveni e Kosovë, nën dyshimin se kishte tërhequr 600 mijë euro për ta mbështetur njërin kandidat në zgjedhjet sllovene.

    Kryediplomati kosovar në Zagreb, në prill të vitit të kaluar, dyshohet se ishte përfshirë në skandalin për shpëlarje parash në Slloveni.

    Shteti ende nuk ka nisur një hetim kundër Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, për dyshimet mbi skandalin financiar.

    Po ashtu një hulumtim i Insajderit ka zbuluar se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti. Edhe Policia tashmë po merret me rastin. Insajderi kishte publikuar audio-incizimet që dëshmojnë përfshirjen e tij në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

    Nepotizmi, punësimet partiake, korrupsioni, ryfsheti “lulëzuan” gjatë Qeverisë Kurti. Dy vite u përcollen me skandale të shumta./ Insajderi.org/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark